NDËRTIMI I RRUGËS DAMËS-TEPELENË, LOT.2 I SEKSIONIT LEVAN-TEPELENË, PJESË E KORRIDORIT VERI-JUG

Emri i projektit : “NDËRTIMI I RRUGËS DAMËS-TEPELENË, LOT.2 I SEKSIONIT LEVAN-TEPELENË” 
Mbikqyresi i punimeve: “ Technital & Tecnic & Stretto di Messina” shpk
Projektues : “Scetauroute“ shpk
Fillimi i punimeve: Shkurt 2009

Te pergjithshme:

Punimet ne kete Kontrate(nga km 0+000 deri ne km 26+050 dhe nga km 30+150 deri ne km 32+435)  kane  perfunduar dhe jane marre ne dorezim nga Supervizori dhe ARRSH.  Jane lene detyre nga Supervizori  per tu perfunduar :                                        
-Shtrim i tapetit ne rruget hyrese-dalese   ne km 17+530; 25+400 dhe 30+225                                                                                                

Nderkohe, MTI me letren e dates 3 Dhjetor 2014 vendosi vazhdimin e punimeve sipas projektit origjinal  per pjesen prej 3 km (nga km 14+045 deri ne km 17+100) qe parashikohej  te prekej nga Ndertimi i Hidrocentralit te Kalivacit. Parashikohej qe punimet te perfundonin ne fund te muajit Gusht  2016.                       

Pershkrimi I Projektit:

Qellimi i ketij Projekti eshte permiresimi i rruges ekzistuese me qellim qe te shkurtohet gjatesia dhe te pershtatet me standartet e nje rruge nacionale bashkekohore. Ne kete seksion jane parashikuar te ndertohen 20 ura dhe nenkalime.

Parametrat gjeometrike te rruges jane:

Ky objekt ka një gjatësi prej 32.374km, 2 korsi nga(4,75m-5.25m), bankina 2×1.5m dhe shpejtesi nga 60-80km/ore. 

 

22

55