Te dhëna të pergjithshme
Kontraktori : “Ing.Claudio Salini grandi Lavori Spa & Salvatore Matarese”
Supervizori: “Sintagma Srl & SWS srl”
Financues te punimeve: Qeveria Italiane dhe Qeveria Shqiptare
Kosto e projektit: 4,886,148,555.4 Lekë ose 34,901,061 Euro
Data e fillimit te punimeve: 17//12/2009
Data e rishikuar e perfundimit: 15/01/2015
Pershkrimi i projektit:
Gjatesia e projektit eshte rreth 39 km.Aktualisht rruga eshte e ndare ne dy pjese: Pjesa Urbane rreth 5.5 km dhe pjesa Ekstraurbane rreth 33.4 km. Seksioni i pjeses urbane eshte 15 m. ku shoqerohet me 2 korsi per makina,2 korsi per bicikleta ,2 metra trotuar dhe vendqendrim per autobuzat. Pjesa Urbane ka per qellim rikualifikimin e infrastruktures kryesore si dhe ndricimin rrugor.Seksioni i pjeses Ekstraurbane eshte 12.7 metra ku shoqerohet me 2 korsi nga 3.75 m,1.5 m bankine te asfaltuar dhe 1.1 m bankine top-soil. Punimet ne pjesen ekstraurbane konsistojne ne zgjerimin e rruges ekzistuese,ndertimin e 2 Bypass-eve i Koplikut dhe i Bajzes si dhe rikualifikimin e qendrave urbane Bajze-Koplik.
Financimi:
Ndertimi i ketij segmenti rrugor behet me bashkefinancim te Qeverise Italiane (kredi) dhe Qeverise Shqiptare ne vlere 21.700.000,00 Euro Qeveria Italiane nepermjet Kooperacionit Italian dhe pjesa e mbetur eshte nga Qeveria Shqiptare. Ne kete kredi perfshihen financimi i projektit, ndertimit dhe supervizioni i rruges Shkoder Hani i Hotit.
Ecuria e projektit :
Punimet e ndertimit ne kete segment kane perfunduar. Ne pjesen Ekstraurbane eshte bere edhe marrja perfundimtare ne dorezim ndersa ne pjesen Urbane eshte bere marrja ne dorezim dhe eshte ne periudhen e garancise se defekteve.