Qeveria Shqiptare dhe Banka Boterore kane lidhur nje kontrate per Hartimin e Strategjise se Mirembajtjes se Rrjetit Rrugor te Republikes se Shqiperise bazuar ne Performance, i cili synon te permiresoje dhe rrise eficencen dhe nivelin e sherbimit te rrugeve nacionale. Projekti perbehet nga 4 komponente kryesore:
- Mbledhja e te dhenave per gjendjen aktuale te rrjetit rrugor, dhe pergatitja e nje strategjie mirembajtjeje te pershtatshme.
- Analizimi i ceshtjeve te lidhura me sigurine rrugore, dhe propozimi i permiresimeve te ketij aspekti te rendesishem.
- Pergatitja e nje kuadri mjedisor dhe social, i cili do te sherbeje me pas per procedurat e vleresimit dhe kompensimit te impakteve te projektit.
- Pergatitja e dokumentacionit perkates per aprovimin dhe implementimin e projektit.