Projekti i lehtësimit të tregtisë dhe transportit për Ballkanin Perëndimor​ – Western Balkan Trade and Road Facilitation Project

 
Në vijim të punës së PMT në funksion të fazës përgatitore të projektit të Bankës Botërore “Western Balkan Trade and Road Facilitation Project”, janë përgatitur:
1. Kuadri i Politikave të Zhvendosjes
2. Kuadri i Menaxhimit Mjedisor dhe Social
3. Plani i Menaxhimit Mjedisor dhe Social për punimet e rinovimit në vendkalimin kufitar të Qafë Thanës

“Banka Botërore propozon të mbështesë përpjekjet e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të çuar përpara qëllimin e tyre të integrimit ekonomik brenda rajonit dhe Bashkimit Evropian, siç është përcaktuar në procesin e Berlinit dhe eshte rene dakord në Planin Shumëvjeçar të Veprimit në takimin e Triestes në korrik 2017. Projekti i Lehtesimit te Tregtisë dhe Transport ne Ballkanin Perëndimor (PLTTBP) do të përfshijë projekte specifike për vendin të cilat do të jene një kombinim i investimeve në pajisje dhe infrastrukturë. Ai ka keto objektiva:

 (a) Lehtësimi i lëvizjes ndërkufitare të mallrave

 (b) Rritja e efikasitetit dhe parashikueshmërisë së transportit

 (c) Rritja e aksesit të tregut per tregtine në shërbime dhe investime

Qëllimi i Kuadrit te Menaxhimit Mjedisor dhe Social (KMMS) është të sigurojë që të gjitha aktivitetet e kryera në kuadër të projektit, adresojnë dhe identifikojnë masat për të shmangur dhe minimizuar ndikimet mjedisore dhe sociale. Zbatimi i ardhshëm i projekteve që janë përgatitur me financimin e projektit do t’i nënshtrohen proceseve të përcaktuara në këtë KMMS. Aktivitetet e projektit me problematike te mundshme mjedisore dhe sociale do të vleresohen për të përcaktuar fushëveprimin dhe llojet e instrumenteve mbrojtëse që do të aplikohen.

Ne kete kontekst eshte hartuar edhe Plani i Menaxhimit Mjedisor dhe Social i punimeve rikualifikuese te pikes se kalimit kufitar te Qafe Thanes. Po ne kuader PLTTBP eshte hartuar edhe Kuadri i Politikes se Zhvendosjes ne rast se do te aktivizohet per nenprojekte te ardhshme. Te gjitha dokumentat jane hartuar mbi bazen e kerkesave mjedisore dhe sociale te legjislacionit shqiptar dhe te procedurave operacionale te Bankes Boterore.” 

 

Kuadri i Menaxhimit Mjedisor dhe Social

KUADRI I POLITIKAVE TË ZHVENDOSJES

Plani i Menaxhimit Mjedisor dhe Social për punimet e rinovimit në vendkalimin kufitar te Qafe Thanes.docx

Albania ESMP for Renovation Works at Qafe Thane border crossing- Final

Albania Environmental and Social Management Framework – Final

RPFof TTFP RPF ALBANIA FINAL