Njoftim mbi gjendjen e akseve

Vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë në të gjitha akset nacionale, ku reshjet kanë qenë me intensitet në Rajonin Verior.
Është bërë pastrimi nga rënia e gurëve apo materialeve në Qafë Mejdan, Lezhë-Vaudejes, në Bajram Curri-Fierzë, në Kukës dhe tek Uji i Ftohtë në Vlorë.
Grupet e punës janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe  udhëzimet e Policisë Rrugore.