Sot Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, mikpriti Drejtorin e Përgjithshëm të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore të Maqedonisë, Ejup Rustemi për të diskutuar në lidhje me Korridorin e 8-të, zgjerimin e aksit “Elbasan-Qafë Thanë” dhe pikëtakimin e ri kufitar mes Republikës së Shqipërisë me Republikën e Maqedonisë së Veriut “Qafë Thanë-Strugë”.
Gjatë takimit diskutuan:
– për rëndësinë e implementimit të këtij projekti ku tashmë ka filluar puna në Lotin e parë të tij
– për aksesimin më të shpejtë mes vendeve tona
– lehtësimin e qarkullimit të mjeteve
– lehtësimin e shërbimeve dhe mallrave duke i dhënë zhvillim thelbësor ekonomisë së të dyja vendeve.