Njoftim!
Në kuadër të punimeve që do të kryhen për rehabilitimin e mbikalimit në kilometrin 18 të Bypass-it të Fierit, është i nevojshëm të bëhet devijimi i trafikut në rrugën e vjetër Fier-Vlorë.
Kjo ndërhyrje do të fillojë ditën e nesërme, datë 26.04.2023, ora 09:00 dhe do të zgjasin përreth 4 orë.
Në bashkëpunim me Policinë e Qarkullimit Rrugor kemi marrë të gjitha masat për devijimin e trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.
Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks.
![](https://www.arrsh.gov.al/te-ngarkuara/343080791_3463478093873196_517238817959258885_n-300x265.jpg)