Punimet në lotin I të aksit Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8, po ecin me ritme të shpejta, ku po punohet për mbrojtjen lumore, ndërtimin e veprave të artit dhe hapjen e trasesë. Ky aks, i cili përballon një fluks të lartë lëvizjeje, ka një rëndësi të veçantë pasi është korridori që lidh vendin tonë me dy shtetet fqinje. Brenda pak javëve do të hapim procedurat edhe për lotin II të kësaj vepre, për të mos u ndaluar deri në përfundimin e plotë të saj.