Në kantierin e Orikum-Dukat, ku jemi gati për të hapur për qarkullimin e automjeteve një segment të këtij aksi, ndërkohë po vijon puna në të gjithë gjatësinë e tij. Punimet kanë avancuar ndjeshëm në këtë vepër, e cila plotëson gjerdanin infrastrukturor që nis nga bypass-i i Fierit deri në Palasë, duke lehtësuar kështu aksesin dhe qarkullimin drejt bregdetit të jugut.