Nga sot aksi Orikum – Dukat është i aksesueshëm nga të gjithë drejtuesit e mjeteve. Një rrugë e shumëpritur, e cila do të ofrojë siguri rrugore mbi të gjitha dhe shkurtim të ndjeshëm të trajektores nga Vlora për në jugun e Shqipërisë.
Kërkojmë vëmendjen tuaj për sa i përket rregullave të sigurisë rrugore, duke qenë se vija e verdhë që do të përshkojë gjithë këtë aks tregon se ka akoma punime, me të cilat ne do të vazhdojmë pa shqetësuar trafikun, por kërkojmë nga të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë përshkimit të këtij aksi të ri dhe padyshim policia rrugore do të ofrojë të gjithë mbikqyrjen për gjatë gjithë sezonit në këtë zonë.