Gati edhe aksi rrugor Fier-Vlorë. E njohur si rruga e vjetër, por tashmë plotësisht e rehabilituar, është tashmë në dispozicion të qytetarëve e vizitorëve, si një alternativë më shumë për të gjithë ata të cilët udhëtojnë drejt jugut. Një tjetër rrugë, ku përmes një ndërhyrjeje të thellë u bë e mundur zgjerimi i saj, eliminimi i pikave të zeza, duke shkurtuar njëkohësisht edhe distancën me 5 kilometra. Një tjetër punë e mirë të cilën po e dorëzojmë përpara afatit të parashikuar.