Nis në terren puna për rehabilitimin e plotë të segmentit rrugor Maqellarë – Peshkopi, pjesë e Rrugës së Arbrit. Përmes kësaj ndërhyrjeje, jo vetëm shkurtojmë me gati 2.4 kilometra distancën, por rriten edhe parametrat e sigurisë rrugore, duke zgjidhur kështu një problematikë shumëvjeçare të banorëve të Peshkopisë dhe zonave përreth. E premtuam pak ditë më parë dhe sot po e bëjmë realitet. Dibra do të jetë akoma edhe më afër me Tiranën.