Avancojnë punimet në aksin Maliq – Lozhan– Strelcë

Punimet në aksin Maliq – Lozhan – Strelcë kanë avancuar ndjeshëm dhe tashmë kemi nisur me procesin e asfaltimit. Një aks me një gjatësi prej afro 19 kilometrash, i cili lidh Maliqin me Gramshin, dhe ju shërben disa komuniteteve duke lehtësuar aksesin dhe lëvizjen. Krahas ndërtimit të një aksi brenda parametrave dhe standardeve, rruga do të ketë edhe elementët e saj urbanë, ndriçim e trotuare, në zonat e banuara të cilat përshkruan.