Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi ishte sot në Ohër në takim me Ministrin e Infrastrukturës dhe Lidhjeve Blagoj Bochvarski, Drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe përfaqësues të “Bechtel” për përcaktimin e pikës së përbashkët të “Korridorit 8”, mes Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Shqipërisë.
Gjatë takimit, së bashku me ekipet e tyre, diskutuan:
–për implementimin e këtij projekti dhe mbështetjen e ndërsjelltë mes dy palëve
-për pikën lidhëse dhe kalimin kufitar, e cila do të lidhë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Korridori 8 është një nga projektet bërthamë të infrastrukturës, i cili ndërlidhet me tre rrjete të tjera të rëndësishme rrugore si dhe me Korridorin 4, 9, 10 dhe Rrjetin Transeuropian.
Përfundimi i kësaj vepre do të shkurtojë gjithashtu distancën mes Tiranës dhe Tetovës në më pak se dy orë.