Njoftim

 
Në kuadër të zbatimit të kontratave të mirëmbajtjes në segmentin rrugor Skuraj-Burrel km 11+600, nga data 19.01.2024 deri më 26.01.2024 do të fillojnë punimet për ndërtimin e murit mbajtës, punime të cilat nuk mund të kryen pa bërë ngushtimin e rrugës. Për këtë arsye segmenti Skuraj-Burrel do të jetë i bllokuar për kalimin e mjeteve mbi 3.5 ton. Lëvizja e tyre do bëhet nga segmenti Rreshen-Ura e Matit.
Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut dhe vendosjen sinjalistikës provizore dhe 
kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.