Njoftim

Në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, ditën e sotme do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës. Procesi i punës do të fillojë nga Sukthi në drejtim të Tiranës. Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar për një gjatësi prej 500m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore. Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500m. Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500m të tjerë për vijimin e punës. Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt.
Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndërhyrje që do të kryhet.