Inspektim në tunelin e Murrizit

Nga zemra e tunelit të Murrizit ku po punohet për betonimin e 400 metrave të fundit të kësaj vepre kaq sfiduese, ku gjeologjia dhe burimet e shumta ujore kanë qenë pengesa kryesore në avancimin me ritëm të shpejtë të punimeve. Pavarësisht vështirësive, puna nuk është ndalur për asnjë moment dhe po vijon, duke synuar që të finalizohet e gjitha në fund të këtij viti, dhe Rruga e Arbrit të mund të aksesohet në të gjithë gjatësinë e saj.