Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, përmes së cilës do të monitorohen 24 orë në 7 ditë të javës akset rrugore kryesore të vendit. Do të nisim fillimisht me monitorimin e 200 kilometrave të parë, ku përfshihen akset rrugore Tiranë-Elbasan dhe i gjithë aksi nga Tirana në Vlorë. Në këtë Qendër Monitorimi do të operojnë, për Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë , skuadra e Autoriteti Rrugor Shqiptar, për Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , skuadra e Urgjencës Kombëtare, për Ministria e Mbrojtjes, skuadra e Emergjencave Civile dhe për Ministria e Brendshme , skuadra e ️Policia Rrugore , të cilat në koordinim të plotë do të përpunojnë në kohë reale të dhënat të cilat do të vijnë përmes 150 kamerave që do të instalohen përgjatë akseve rrugore.