Në lotin 6 të Unazës së Madhe të Tiranës janë realizuar mbi 70% e punimeve. Një punë voluminoze, në një segment i cili është i vendosur përgjatë shtratit të përroit të Gjerozës, e ku kemi ndërhyrë për sistemimin dhe vendosjen e tij brenda një kolektori. Do vijojmë me të njëjtin ritëm deri në përfundimin e plotë të segmentit i cili do të përmbushë të gjitha standardet e kategorisë A. E gjithë vepra do të jetë gati në fund të këtij viti, ashtu sikundër kemi premtuar.