Nis hedhja e shtresave asfaltike në lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës. Një punë e cila do të përmbyllet brenda pak ditësh për të vijuar më pas me vendosjen e sinjalistikës dhe elementëve të tjerë që janë pjesë e projektit. Po avancojmë me ritme të shpejta edhe në lotet e tjera. Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë e hapur për automjetet brenda këtij viti.