Vijon puna për rehabilitimin e aksit rrugor, Fier-Kthesa e Patosit-Fratar

Vijon puna për rehabilitimin e aksit rrugor, Fier-Kthesa e Patosit-Fratar, me një gjatësi prej afro 43 kilometrash. Rijetëzimi i këtij aksi, kaq të shumëpritur, do të lehtësojë aksesin për të gjithë zonën, duke i dhënë një mundësi më shumë zhvillimit të mëtejshëm të bujqësisë dhe agroturizmit. Mallakastra dhe e gjithë zona, ka shumë për të ofruar e vizituar, ndaj përmirësimi i infrastrukturës rrugore do t’a kthejë atë në një pikë të rëndësishme turistike.