Inspektim në kantierin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa

Në kantierin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa, ku janë realizuar afro 25% e punimeve fizike.
Parashikohet një rehabilitim i thellë i të gjithë aksit, duke e sjellë në parametrat e Kategorisë C 1, si dhe duke eliminuar pikat e zeza që përbënin rrezik për drejtuesit e automjeteve.
Një ndërhyrje e shumëkërkuar, jo vetëm nga banorët, e cila do të rijetëzojë të gjithë zonën, duke i dhënë një hov zhvillimit të agroturizimit, pasi potencialet nuk mungojnë.