Inspektim në kantierin e Elbasan-Lekaj

Me Kryeministrin, në kantierin e Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII. Po ndërtohet një autostradë e kategorisë A, me kushte e parametra të larta sigurie. 
Punimet po avancojnë shpejt për këtë projekt i cili i shërben të gjithë rajonit. Kantieret e infrastrukturës, në të gjithë vendin, janë një provë e qartë e transformimit të rrjetit rrugor shqiptar, duke shkurtuar distanca e nxitur zhvillimin ekonomik.