Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ditën e Enjte, datë 6 shtator 2018, në orën 07:00, do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin e dy segmenteve rrugore Gjirokastër-Lazarat dhe Melgushë-Mjedë. Ndërhyrja kryhet, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore bazuar në Rezultate”. Punimet parashikohen të realizohen sipas Grafikut të Punimeve të miratuar.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. Ndërhyrja do të kryhet me segmente të pjesshme dhe lëvizja e mjeteve do të kryhet në një korsi, në mënyrë të lejimit të qarkullimit normal për automjetet.
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe Kontraktorit të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të rehabilitimit në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren