Nis ndërtimin rruga e re kombëtare Delvinë-Kardhiq

    

Nga kantieri i hapur sot për ndërtimin e tre loteve 14.5 km të aksit Kardhiq-Delvinë 🛣 👷🏼‍♂🛑
Nis (pas një gjysëmshekulli dëshira prej çerekshekulli premtime) puna për ndërtimin e rrugës së re kombëtare Delvinë-Kardhiq, e cila do të ketë një impakt të madh transformues.
 Zhvillon turizmin, ekonominë dhe punësimin
Shkurton distancën Tiranë-Sarandë
Kthen Sarandën dhe Gjirokastrën në një ofertë të përbashkët turistike
Afron Delvinën me Tiranën dhe Gjirokastrën
Zgjeron potencialin turistik dhe ekonomik të gjithë zonës.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në inagurimin e nisjes së punimeve të rrugës Kardhiq-Delvinë. Rama ka thënë se ndërtimi i kësaj rruge do të shkurtojë përshkimin e distancës nga Tirana në Sarandë deri në 3 orë.

Rama tha se kjo rrugë do të bëjë të mundur që të ketë një rritje të punësimit, lëvizjes duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen ekonomike.

Ndër të tjera shtoi:

“Së shpejti fillon segmenti Thumanë-Kashar, Milot-Balldrenë, Orikum-Llogara. Do kemi një pamje tjetër të rrugëve të Shqipërisë. Do përfshihet edhe Bypassi i Tepelenës që do të integrohet në këtë rast. Edhe këtu kemi trashëguar të njëjtin problem si në rrugët e tjera, mungesën e studimit gjeologjik. Të gjitha këto do sjellin rritje të ekonomisë, punësimit dhe lëvizshmërisë. Duke iu garantuar se ne do të bëjmë diferencën, do kërkojmë maksimumin e cilësisë nga kompanitë. Do shkurtohet diferenca e rrugës Tiranë-Sarandë, në 3 orë. Buxheti për rrugën Kardhiq-Delvinë do të jetë nga shteti dhe bashkëpunimi me PPP”.