Raporti vjetor 2018

 

ARRSH

RAPORT VJETOR 2018

 

Realizimi i objektivave gjatë viti 2018 dhe vijueshmëria e projekteve të nisura në 2019-n.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar në përmbushje të misionit të tij për administrimin e rrjetit rrugor kombëtar gjatë vitit 2018 ka vijuar punën në disa drejtime:

  • Në përmbylljen e kontratave të lidhura shumë kohë më parë që kanë një ndikim të madh në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
  • Në planifikimin, kryerjen e procedurave dhe nisjen e punës për investimet e reja.
  • Në drejtim të vënies në eficense të procesit të mirëmbajtjes kjo si me kontratat financuar nga buxheti si dhe nga Banka Botërore.
  • Në drejtim të parashikimit strategjik të investimeve të reja duke paraprirë me hartimin e projekteve, si dhe me studime të ndryshme.
  • Në drejtim të zgjidhjes së problematikave dhe rinisjes së punës në kontratat me financim të huaj.
  • Në drejtim të menaxhimit të kontratave PPP.

Arritjet kryesore të ARRSH-së për sa i përket kategorisë së Ndërtimit të Rrugëve konsistojnë në përfundimin e investimeve (kontratave) të nisura si dhe lidhjen e kontratave të reja – nisjen e punimeve për disa akse kryesore të vendit.

Gjatë vitit 2018 Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përfunduar 21 objekte (27 kontrata).

  • Kontratat që janë përfunduar nga ARRSH gjatë vitit 2018:
  1. Ndërtim nyja lidhëse e rrugës Milot-Lezhe-Rrëshen-Thumanë.
  2. Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa V-L, Lot 1.
  3. Riveshje dhe sistemim asfaltim, masa inxinierike Këlcyre-Përmet Lot 3.
  4. Plotësimi i punimeve të mbetura dhe lidhja me rrugën ekzistuese të objektit Sistemim Asfaltim rrruga Korçë-Ersekë Loti 1.
  5. Ndërtim rruga Kukës Morinë (vepra arti të mëdha) Loti 1.
  6. Rikonstruksioni segmenti Rrugor Ura e Gajdarit – Hyrje Sarandë.
  7. Ndërtim Unaza e re e Tiranës (Segmenti Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike, pjesa e mbetur 0.000-0.640) + plotësimin dhe përfundimin.
  8. Rikonstruksion Segmenti rrugor Kodër Kamëz – Tapizë.
  9. Përmirësimi i sigurisë rrugore aksi Kashar Rinas.
  10. Ndërtim rruga Kardhiq-Delvinë, Lot 1.
  11. Ndërtim mbrojtja nga lumi km 9+500 Milot-Skuraj.
  12. Përmirësimi i shtresave rrugore dhe i sinjalistikës në segmentin rrugor Fushë Krujë-Thumanë.
  13. Ndërtim rruga Bypass Plepa- Kavajë- Rrogozhinë loti 10.
  14. Ndertim rruga Bypass Plepa-Kavaje-Rrogozhinë Lot 11.
  15. Sistemin Asfaltim Rrugët Lidhëse me bregdetin (Llogara Sarandë) Lot 1.
  16. Ndërtimi i segmentit rrugor Damës-Tepelenë.
  17. Ndërhyrje emergjente për stabilizimin e rrëshqitjes në km 21+495 ÷ 21+620, në segmentin Lin-Pogradec (kontratë e re lidhur në 2018)
  18. Ura e Drojës.
  19. Nënkalimi hekurudhor Librazhd (kontratë e re lidhur në 2018)
  20. Sistemim asfaltim rruga 3 Urat – Leskovik.
  21. Ndërtim rruga Unaza e re Tiranës (seg. Komuna e Parisit – rruga e re Tiranë-Elbasan).

 

  • Kontratat e reja ( në total 13) për ndërtimin e rrugëve të lidhura gjatë këtij viti (11 në proces zhvillimi si më poshtë, 2 të përfunduara):

 

  1. Plotësim, rakordim, masa mbrojtëse dhe siguri rrugore në viaduktet e aksit Kukës-Morinë.
  2. Përfundimi i punimeve të mbetura dhe plotësimi me rrugë dytësore Nyja e Milotit. (Nyja + rreth 12 km rrugë dytesore).
  3. Rehabilitim i segmentit rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, 2 dhe 3. (2.3 km rrugë e re).
  4. Rikualifikim i akseve rrugore Unaza Lindore, Loti 2 & 3. (5.45 km rrugë e re).
  5. Ndërtim Bypass Tepelenë, Loti 1. (2.3 km rrugë e re)
  6. Ndërtim Rruga Kardhiq-Delvinë, Loti 4, 5 dhe 6. (14.8 km rrugë e re).
  7. Stabilizimi i rrëshqitjes në aksin Tiranë-Elbasan (dalje Tuneli i Kërrabës km 15.2-Elbasan km 27).

 

  • Objektet në proces ndërtimi të rrugëve:

 

  1. Ndërtim rruga Kukës-Morinë (dy viaduktet), Loti 2.
  2. Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore (seg. Kthesa Saukut-Bregu i lumit) Loti 2 dhe 3.
  3. Ndërtim rruga Milot – Fushë Krujë Loti 3 (sinjalistikë rrugore).
  4. Ndërtim rruga Bypass Perëndimor Shkodër Loti 1 dhe 2.
  5. Ndërtim i aksit rrugor Skrapar-Përmet, Loti 1.
  6. Riveshje dhe Sisitemim Asfaltim rruga Elbasan-Banje, Loti 3.
  7. Sistemim Asfaltim e masa inxhinierike në km 21+050, në rrugën Qafë Thanë-Lin-Pogradec.
  8. Pjesa e mbetur e punimeve në seg. Lin-Pogradec, km 4 deri 21.
  • Kontratat e reja (në total 5) për Sinjalistikën dhe Sigurinë rrugore të lidhura këtë vit:
  1. Përmirësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale, horizontale në akset kombëtare dhe përmirësim të sigurisë rrugore në akset e rajonit Verior, Qendror dhe Jugor. (400 km në total).
  2. Vendosja e mbikalimeve në segmentin rrugor Thumanë-Milot dhe Kukës-Morinë.
  3. Implementimi i sistemit të menaxhimit të trafikut (vazhdim) dhe instalimi i sensorëve peshë për aks.

 

  • Kontratat e reja për studim-projektim të lidhura këtë vit:

 

  1. Studim Projektim Mbikalimi TEG.
  2. Studim Projektim i urave të Leklit, Dragotit, Ura e Vorës, Tapizës, Ura e Drojës, Zëmblakut; rikonstruksion i urës së Kaludhit dhe nyja në disnivel në Bushnesh dhe ura lidhëse e rrugëve Levan-Tepelenë me Dragot-Tepelenë (përfunduar projekt-idea).
  3. Studim Projektim vazhdimi i rrugës Kardhiq-Delvinë nga fshati Shijan (përfundimi i lotit 2) deri tek Ura e Gajdarit, lidhja me qytetin e Delvinës dhe rishikimi i projekt-zbatimit të lotit 7 (Tuneli), në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë (lidhet brenda Dhjetorit 2018).

 

  • Kontratat e përfunduara dhe në proces për studim-projektim:

 

  1. Studim projektim segmenti Gjirokastër-Libohove-Polican-Zagori (përfunduar Projekt-Ideja).
  2. Studim Projektim i segmenteve rrugore Skrapar-Gramsh.
  3. Studim Projektim Plotësimi i Bypass Shkodër si pjese e korridorit Veri-Jug dhe lidhja me qytetin (ka përfunduar plotësisht).
  4. Studim Projekt-zbatimi për akset Skrapar-Korçë.

 

  • Pas një pune të gjatë në negocim me institucione financiare të huaja u arrit të finalizohen negociatat për zgjidhjen e problematikës të tri akseve kryesore të vendit dhe vazhdon puna për akset e tjera me financim të huaj.
  • Nisja e punimeve për përfundimin e segmentit 1 – Tiranë-Elbasan (13 km rrugë e re) pas miratimit të huasë nga OFID-OPEC për rreth 16 milion $.
  • Finalizimi i garës dhe rilidhja e kontratës me financimin e BERZH për Bypassin e Fierit (22 km rrugë e re) duke hapur rrugën për rinisjen e punimeve në një nga akset kryesore të vendit, si segment prioritar kombëtar e ndërkombëtar.
  • Finalizimi i garës dhe rilidhja e kontratës me financimin e BERZH për Bypassin e Vlorës (29 km rrugë e re) si një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik dhe kryesor në uljen e trafikut në Bashkinë Vlorë.
  • Vazhdon puna rregullisht për aksin Qukës-Qafë Plloçë (Loti 1, 2 &3) – (40.5 km rrugë e re)
  • Vazhdon puna instensivisht për menaxhimin e kontratave koncensionare. Një ndër kontratat më të rëndësishme është Rruga e Arbrit – 75 km në total (rrugë e re + ndërhyrje për të sjellë në standart ekzistuesen)
  • Në projektin Qeverisë Shqiptare për Mirëmbajtje dhe Siguri Rrugore me Bazë Performance, u rinegociua kontrata duke e kthyer atë nga një kontratë në dështim në një sukses duke u renditur si projekt i parë pilot nga Banka Botërore në

 

  • Segmentet që kanë përfunduar rehabilitimin:
  • Ura e Bunës-Murriqan
  • Melgush-Mjedë
  • Ura e Kirit-Mjedë
  • Hani Hotit-Tamarë
  • Vorë-Fabrika e Tullave
  • Tiranë-Durrës
  • Vorë-Kthesa e Rinasit-Fushe Krujë
  • Kolonjë-Mbrostar
  • Hyrje-Dalje Pogradec (Unaza)
  • Geshtenjas-Qafë Plloc
  • Mbrostar – Kthesa Patos
  • Orikum-Pashaliman
  • Ndriçim Plepa-Rrogozhinë
  • Nyja Vlorë

 

  • Segmentet qe janë në proces rehabilitimi:
  • Fier-Levan
  • Gjirokastër-Lazarat
  • Qafe Qele-Fushe Arrez
  • Tiranë-Durrës (Tombinot)
  • Rrogozhinë-Kolonjë
  • Rrethrrotullimi Korcë
  • Burrel-Klos

 

  • Në proces aprovimi për rehabilitim:

 

  • Llogara-Sarandë
  • Jorgucat-Sarandë
  • Qafë e Thanës
  • Ndriçim Mbikalimi Kashar – Rinas

 

  • Punime emergjence në këto segmente :

 

  • Lezhë – Shëngjin (Knall) (Përfunduar)
  • Pukë – Fushë Arrëz (Rrape) (Përfunduar)
  • Fushë Arrez – Kukës (Kalimash) (Përfunduar)
  • Skuraj- Peshkopi 7 Raste (Përfunduar)
  • Maminas Shën Pjeter Km 15+650 (Në fazë Zbatimi)
  • Tiranë- Durrës Sinjalistikë (Përfunduar)
  • Kryqëzimi Kamëz (Në fazë Zbatimi)
  • Librazhd – Kom. Qukës (3 Përfunduar, 1 në fazë Zbatimi)
  • Mbrojtja Lumore Ura e Peqinit (Përfunduar)
  • K/Vila-Jonufër (Në Fazë Zbatimi)
  • Mbingritja Tepelenë-Damës (Në fazë Zbatimi)
  • Bypass në Pocem (Përfunduar)
  • K/Ilias-Vuno (Përfunduar)
  • Lukove – Shën Vasil (Përfunduar)
  • K/Qafe Muzine- Jorgucat (Përfunduar)

 

  • Janë rehabilituar në total 250 km rrugë.
  • Janë perfunduar 24 raste ndërhyrjesh emergjente në segmentet e sipërpermendura
  • Janë përmirësuar 30 pika të zeza në të gjithë Shqipërinë

 

  • Kontratat e Mirëmbajtjes me Bazë Performance të lidhura sipas rajoneve (ARRSH nëpërmjet DR):
  • Rajoni Verior –

10 kontrata të lidhura (667 km) nga 12 kontrata gjithsej (760 km).

  • Rajoni Qendror –

7 kontrata të lidhura (610 km) nga 7 kontrata gjithsej (610 km).

  • Rajoni Jugor –

10 kontrata të lidhura (700 km) nga 11 kontrata gjithsej (770 km).

 

Kontratat e palidhura janë në proces ankimimi

  • Përparësi në punimet e mirëmbajtjes ka pasur reduktimi i pikave të zeza, ku janë reduktuar ndjeshëm me 75% numri i pikave të zeza (nga 240 në 2014 në 64 sot).
  • Për herë të parë në Shqipëri është vënë në funksion të qytetarëve platforma Rruga Dixhitale, e cila që në muajin e parë të implementimit ka pasur rezultate shumë të kënaqshme në lidhje me ndërveprimin mes qytetarëve dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar për problematikat në akset rrugore të administruara nga ARRSH.

Deri tani kanë gjetur zgjidhje shumë qytetarë që janë adresuar në këtë platformë për problemet e hasura në rrugë.

232 qytetarë kanë marrë informacionin e plotë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, 20 janë në proces, në total kanë ardhur 252 ankimime.