Znj. Sonila Qato u prezantua në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar. 🛣
Kalimi i detyrës u krye në takimin që u organizua në institucionin e ARRSH-së në prani të drejtorëve dhe përgjegjësave të sektorëve.
Z. Qëndro i uroi suksese Drejtoreshës për detyrën e rëndësishme dhe sfiduese, duke shprehur bindjen se Znj.Qato do ta çojë përpara në mënyrën më profesionale punën e nisur për projektet strategjike me rëndësi kombëtare.
Në fjalën e saj, Qato shprehu se ndihet e nderuar për përgjegjësinë e lartë që ka në drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm dhe vlerësoi maksimalisht punën e kryer gjatë këtyre viteve, duke theksuar se bashkëpunimi i mirë i dëritanishëm do të vijojë në mënyrë po aq optimale. Pa vënë në dyshim cilësinë e punës së kryer deri tani, sfidë mbetet arritja e rezultateve edhe më të mira, nëpërmjet vijimit të ristrukturimit të nisur dhe konsolidimit të bashkepunimit që duhet t’i pergjigjet nivelit të rëndësisë që Autoriteti Rrugor Shqiptar ka si institutcion.