Raporti i Rrugës Dixhitale që prej Lançimit të këtij aplikacioni e deri në 25 shkurt.
Për herë të parë në Shqipëri është vënë në funksion të qytetarëve platforma Rruga Dixhitale, e cila që në muajin e parë të implementimit ka pasur rezultate shumë të kënaqshme në lidhje me ndërveprimin mes qytetarëve dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar për problematikat në akset rrugore të administruara nga ARRSH.
Deri tani kanë gjetur zgjidhje shumë qytetarë që janë adresuar në këtë platformë për problemet e hasura në rrugë.
Drejt kësaj platforme kanë ardhur 268 ankesa, 264 qytetarë kanë marrë informacionin e plotë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe zgjidhjen e tyre për sa i përket mirëmbajtjes dhe sinjalistikës në rrugë, 4 janë në proces.