REHABILITIMI I BURREL-KLOS
Nisur nga ankesat e banorëve të Qarkut Dibër, për vonesën e rifillimit të punimeve në rrugën nacionale Burrel – Klos, Drejtoresha e ARRSH-së së bashku me deputeten Xhembulla dhe inxhinierin e firmës kontraktore inspektuan kantierin e punimeve, ku ndoqën nga afër rifillimin e punimeve.
Punimet e nisura në këtë segment rrugor me gjatësi 18.6 km, janë pjesë e parashikimeve në kuadër të implementimit të Projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën Botërore. Punimet kanë nisur në tetor 2018.
Në vazhdim puna do të vijojë intensivisht për ta mbyllur këtë projekt deri në fund të muajit Korrik!