Inspektim në aksin Skuraj-Burrel në zonën e Matit, ku u panë nga afër punimet e betonit për realizimin e tombinos së re me dimension 5X5 m, asfaltimin si dhe muret mbajtëse që garantojnë sigurinë e rrugës.
Një segment i cili deri para se të nderhyej konsiderohej një pjesë rruge tejet e amortizuar duke shkaktuar probleme serioze qarkullimi.
Shumë shpejt do të përfundojë dhe vendosja e sinjalistikës horizontale e vertikale.
Gjithashtu u vizitua nga afër dhe përfundimi i punimeve për shtimin e sigurisë rrugore në tunelin e Shkopetit.