BYPASSI I TEPELENËS
Gjatë inspektimit në Bypassin e Tepelenës vumë re se puna në kantier po ecën me ritme të shpejta, pavarësisht kompleksitetit të veprës shpresojmë që rruga të jetë gati para afatit të parashikuar në kontratë.
Aktualisht po marrim masa provizore që për sezonin turistik, aksi të jetë i lirë dhe të mos krijojë shqetësime për trafikun dhe ngarkesën që do ketë rruga ku do të lidhet me jugun e vendit.
Segmenti prej 2.1 kilometrash që lidh autostradën Levan-Tepelenë me atë Tepelenë –Kakavijë parashikohet të kthehet në rrugë me të gjitha standardet me dy korsi kalimi dhe trotuare.
Përfundimi i këtij segmenti rrugor me një rëndësi të veçantë si nga ana infrastrukturore ashtu edhe nga ajo turistike do t’i vijë në ndihmë edhe qytetarëve, do të lehtësojë trafikun dhe do të reduktojë kohën e udhëtimit.