Inspektim punimesh në Burrel-Klos
Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar inspekton nga afër punimet në segmentin rrugor Burrel-Klos me gjatësi 18.6 km, një nyjë e rëndësishme për ekonominë e vendit.
Aktualisht në një gjatësi prej 16.2 km e deri në qytetin e Burrelit kanë përfunduar shtresat asfaltike dhe vendosja e guardrelave.
Në segmentin e mbetur në afërsi të qytetit të Klosit po vijohet me hedhjen e shtresave asfaltike.
Falë punës intensive dhe me forca të shtuara pune pritet që brenda një kohe shumë të shkurtër ky segment rrugor, tashmë me parametra bashkëkohorë, të përfundojë dhe vihet të në përdorim të plotë për qarkullimin e mjeteve.