Ministrja Belinda Balluku së bashku me zv. Drejtorin e ARRSH-së kanë inspektuar punën në Bypassin e Fierit, e cila po ecën me intensitet të lartë, që gjithçka të jetë gati sipas afatit të premtuar.
Hapja e të dyja korsive me të gjitha standardet në këtë aks do të:
– Lehtësojë qarkullimin e mjeteve;
– Shkurtojë distancën drejt jugut;
– Lidhë tre akse të rëndësishme kombëtare.