Një ditë para afatit
Përfunduan punimet e fazës së dytë të rehabilitimit në Qafë Llogara pjesë e aksit Llogara-Sarandë.
Në këtë segment rrugor u punua gjatë orëve të natës me forca të shtuara, për të mos penguar qarkullimin e mjeteve gjatë ditës .
U bë shtrimi i shtresës së fundit asfaltike (tapeti), Mix design-i i të cilit është përshtatur për kushtet atmosferike të zonës, rezistent ndaj ngricave dhe borës.
Do të vazhdojë puna për plotësimin me sinjalistikë horizontale dhe vertikale për të rritur sigurinë e plotë përgjatë githë aksit.
Në zonën ku janë të aktivizuara disa rrëshqitje do të bëhet trajtimi i tyre me mure mbajtës me qëllim stabilizimin e tyre.