Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Ambasadës Polake në Shqipëri dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Ambasadës Polake në Shqipëri dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Ky bashkëpunim, me mbështetjen e Ambasadës Polake, do të sjellë projekte të reja ndërgjegjësimi për rritjen e sigurisë rrugore dhe projekte për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Gjatë takimit prioritet i dhamë projektit për ndërtimin e një “Qyteti të Vogël Trafiku”, i cili do të fillojë implementimin së shpejti.
“Qyteti i Vogël i Trafikut” i dedikohet fëmijëve, në lidhje me njohjen dhe respektimin e sinjalistikës rrugore, si një proces i rëndësishëm për edukimin dhe informimin e brezave.