Ministrja Belinda Balluku së bashku me Drejtorin e ARRSH-së Evis Berberi inspektuan punimet në kantierin e punimeve në Orikum-Dukat.
Për ndërtimin e aksit rrugor Orikum-Dukat po punohet njëkohësisht në katër fronte për të ecur me ritme sa më të shpejta.
Aktualisht janë kryer 34% e punimeve për ndërtimin e kësaj vepre e cila do të lehtësoj qarkullimin drejt bregdetit të jugut.
Janë marrë të gjitha masat që gjatë sezonit turistik punimet mos të sjellin asnjë pengesë në qarkullimin normal të automjeteve.