Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama së bashku me ministren Belinda Balluku dhe drejtorin e ARRSH-së Evis Berberi inaguruan rrugën e re të sapopërfunduar Kardhiq-Delvinë.
Aksi i shumëpritur, së bashku me tunelin e Skërficës, tashmë është plotësisht i hapur për qarkullimin e automjeteve.
Ky aks shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës duke rritur sigurinë rrugore, si edhe duke ofruar një rrugë panoramike që zbulon një tjetër pjesë të Shqipërisë me shumë potenciale.