Projekti i Unazës së Madhe të Tiranës po avancon. Kemi nisur nga puna edhe në lotin 2, i cili përfshinë segmentin Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri dhe pas marrëveshjes me banorët do të ecim me ritme të shpejta që ky projekt të përmbyllet brenda një kohe të shkurtër, duke bërë të mundur jo vetëm lehtësimin e qarkullimit në kryeqytet, por edhe zhvillimin e kësaj zone. Nuk do të ndalemi derisa Unaza e Madhe e Tiranës, e shumëpritur nga të gjithë qytetarët, të jetë plotësisht e përfunduar.