Mbi marrjen me qira të infrastrukturës fizike (tubacione) FO

Autoriteti Rrugor Shqiptar, si ent pronar i rrjetit te rrugeve kombetare, në projektet e reja të ndërtimit të rrugëve, na zbatim të Ligjit 120/2016 “ Për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë dhe sigurimin e së drejtës së kalimit” (neni 19) ka përfshirë edhe infrastrukturën fizike me qëllim vendosjen e elementëve të rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë. 

Të gjitha rrugët e reja, të ndërtuara pas daljes së këtij ligji, kanë infrastrukturën fizike (tubacionet) me diameter Φ 100, për shtrimin e fibrave optike. 

Bazuar ne nenin 23 të ligjit 120/2016 “E drejta e kalimit  si dhe nenit 24 “ E drejta e përdorimit të përkohshëm” ARRSH ofron dhënien me qira të tubacioneve të shtruara pas plotësimit të kërkesave sipas nenit 6 të VKM 155, datë 11.03.2022 “Kërkesat për aplikim për të drejtë kalimi”, të gjithë operatorëve të rrjeteve të fibrave optike, kundrejt një tarife pagese vjetore. 

Bashkëngjitur është lista e segmenteve rrugorë të ndërtuar nga ARRSH ku është vendosur infrastrukturë pasive për fibrat optike. 

 Kontakt: info@arrsh.gov.al 

Klikoni ketu per tu njohur me infrastrukturen ekzistuese te FO