Me Kryeministrin Edi Rama në akset rrugore Orikum-Dukat e Palasë – Dhërmi, të hapura tashmë për qarkullimin e automjeteve, e që këtë sezon me fluks të shtuar të turistëve, ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen duke shkurtuar kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut. Orikum-Dukat e Palasë-Dhërmi janë dy nga vepra që i shtohen gjerdanit infrastrukturor të jugut, për t’u plotësuar vitin e ardhshëm edhe me tunelin e Llogarasë, i cili shkurton edhe më distancën në një prej zonave më të frekuentuara nga pushuesit. Ndërkohë, parashikimet tona janë që rruga e re e bregdetit të vazhdojë edhe më tej, nga Dhërmiu në Himarë e deri në Sarandë. Vazhdojmë përpara me të tjera projekte.