Tashmë në Elbasan shkohet përmes autostradës Tiranë-Elbasan, që është e hapur për të gjitha automjetet pas një kalvari të gjatë 7-vjeçar.
Një tjetër premtim i bërë realitet.
Një projekt, i cili nisi në vitin 2012, pa studim gjeologjik dhe projektim shumë të varfër për një vepër kaq të rëndësishme. Sot punimet e dorëzuara kanë arritur në 95.3% dhe brenda muajit maj të këtij viti, kjo vepër do të përfundojë plotësisht.