Deklaratë e Përbashkët për Median

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë Kashar – Durrës dhe Durrës – Qafë Kashar  në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë neser ne ora 06-00 te mengjesit fazen e dyte te punimeve ne segmentin Vore – Mamias ne drejtimin Tirane – Durres.  

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

 

VORË – MAMINAS

 ​

  • Devijimi i trafikut ne drejtimin Tirane – Durres fillon ne oren 06:00 date 12.06.2018
  • Levizja e automjeteve ne drejtimin Tirane – Durres do te devijohet te karburant Kastrati ne Vore ne rrugen dytesore Vore – Marikaj – Maminas (te nenkalimi I dyte I Vores)
  • Automjetet mund te perdorin serisht autostraden nga Maminas ne drejtim te Durresit te mbikalimi I Maminasit.
  • Levizja e mjeteve te tonazhit te rende te cilat levizin nga Veriu ne drejtim te Jugut, do te devijohen ne Fushe Kruje ne drejtim te Kamzes duke shfrytezuar rruget alternative Tirane – Unaza e re –     Kombinat – Ndroq – Durres ose Tirane – Unaza e re – Elbasan – Rrogozhine. 
  • Drejtimi nga Durresi per ne Tirane eshte i hapur per levizjen e automjeteve.
  • Dalja per automjetet te mbikalimit ne Marikaj per ne rrugen dytesore do te jete i bllokuar.  
  • Dalja te mbikalimi I Vores ne drejtim te Veriut do te jete e mbyllur per mjetet e renda qe levizin ne drejtimin nga Durresi drejt veriut. Keto mjete do te shfrytezojne mbikalimin te Casa Italia ne drejtim te Kamzes dhe ne vijim.
  • Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.
  • Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.
  • Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.​

 

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Vore – Maminas do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.