“Punimet në postobllokun Lagjja Punëtore deri në Lazarat.
Po rehabilitojmë rrugën sipas projektit dhe kontratës me Bankën Botërore. Kjo ndërhyrje ka nisur prej disa ditësh në Boksin Urë, te varrezat e qytetit.
Nëse kthehemi pas në kohë, këtu ka pasur probleme me përmbytjet. Përroi, në shpatin e malit në krah të qytetit të Gjirokastës sjell shumë prurje të mëdhaja zhavorri, çakulli dhe inerte të tjera, të cilat krijon një situatë shumë të vështirë duke përmbytur edhe rrugën.
Duam të shfrytëzojmë kohën, me idenë që kur të nisin reshjet e shiut ky problem të jetë rregulluar . Për sa i përket menaxhimit, kemi ndërtuar një Bypass, ky aks ka qarkullim dhe pika është e monitoruar nga kontraktori.
Ka një nivel trafiku, që unë do e quaja ngadalësim, jo më shumë se 1 km. laget disa herë rruga brenda ditës për të mos krijuar pluhur.
Gjithashtu kemi një kontakt të përhershëm me Policinë Rrugore për të ndihmuar dhe për ta bërë sa më të lehtë kalimin në këtë pikë.
Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët që lëvizin në këtë rrugë deri në datë 15 gusht.”