Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, së bashku me ministren Belinda Balluku, dhe drejtorin e ARRSH-së Evis Berberi hapën bypass-in e Vlorës në të gjithë gjatësinë e tij prej 29 km.
Një aks i shumëpritur që lehtëson aksesin drejt bregdetit të jugut duke nxitur zhvillimin e mëtejshëm turistik të vendit.
Një vepër më shumë që i shtohet gjerdanit infrastrukturor të jugut dhe që ashtu sikundër kemi premtuar, do të pasohet me të tjera vepra të cilat sot janë në proces.