Hapet para afatit me një sistem të ri kalimesh një nga portat hyrëse dhe dalëse më të rëndësishme të kryeqytetit.
Kjo vepër e re infrastrukturore çliron ngërçin e madh të krijuar nga rritja e ndjeshme e trafikut dhe garanton lëvizjen e pandërprerë të automjeteve në autostradën Tiranë – Elbasan, duke krijuar mundësinë për hyrje-dalje nga autostrada Tiranë–Elbasan për Unazën e Madhe të Tiranës, si edhe hyrje-dalje nga autostrada Tiranë–Elbasan për zonën e banuar në Kodrat e Saukut dhe fshatrat Baldushk e Petrelë.