Inspektimi i fundit në Thumanë-Kashar. Të dielën, datë 30 qershor, ora 19:00, ky aks do të hapet për qarkullimin e automjeteve. Po punohet për detajet e fundit për të qenë plotësisht i përfunduar, me të gjithë elementët e sigurisë dhe sinjalistikës. Thumanë-Kashar është një ndër akset më të rëndësishëm të Korridorit Blu, e që do të pasohet me ndërtimin e segmenteve të tjera që janë pjesë e kësaj vepre.