Hapet për qarkullimin e automjeteve Ura e Madhe e Kukësit

Hapet për qarkullimin e automjeteve Ura e Madhe e Kukësit. Pjesë e Rrugës së Kombit, kjo vepër arti do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, duke shtuar njëkohësisht edhe sigurinë rrugore. Një projekt madhor për infrastrukturën shqiptare e cila adreson edhe kërkesat e komunitetit përreth. Vazhdojmë përpara me të tjera punë të rëndësishme e të shumëpritura.