Përfundon një tjetër vepër dhe nga sot është hapur për qarkullimin e automjeteve. Ura e Tapizës, për shkak të jetëgjatësisë ishte në një gjendje të amortizuar dhe tërmeti i 2019-ës e dëmtoi seriozisht. Menjëherë nisëm punën për ndërtimin e urës së re duke e bërë realitet brenda një kohe rekord. Në bashkëpunim me Bankën Botërore do vijojmë ndërhyrjet edhe në urat e tjera të vendit, ku janë evidentuar problematika, duke përmirësuar dhe rritur sigurinë rrugore.