Hapet tuneli i Murrizit.
Përfundojnë gërmimet për veprën më të rëndësishme e më të madhe të Rrugës së Arbrit. Gjeologjia na solli jo pak vonesa, por puna nuk u ndal për asnjë moment deri në hapjen e plotë të tunelit, i cili afron ndjeshëm qarkun e Dibrës me Tiranën. Fund i një pritjeje të gjatë e finalizim i një pune voluminoze. Tashmë do të punohet për betonimin dhe vendosjen e të gjithë elementëve të tjerë të nevojshëm duke synuar që kjo vepër të jetë e aksesueshme nga qytetarët brenda vitit 2024.








