Hapet Unaza e Madhe e Tiranës

 
Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit, i finalizuar brenda afateve të premtuara, që do të çlirojë kryeqytetin nga trafiku, dhe do të ketë një impakt të rëndësishën në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, dhe zhvillimin e bizneseve të reja.
Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 29 kilometrash të gjatë që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare, e që i paraprin sfidës së radhës bypassit të Elbasanit.